Manchester United u takua me agjentin e Benjamin Sesko të mërkurën e kaluar, por RB Salzburg nuk dëshiron ta shesë atë këtë merkato nëse nuk marrin oferta mbi 65 milionë euro.
Sulmuesi 19-vjeçar tashmë është lidhur me transferim te Newcastle, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund në këtë merkato verore, por duket se United është duke udhëhequr garën për nënshkrimin e tij.
Sesko e ka nisur sezonin në formë të mirë, duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e para miqësore të Salzburgut dhe klubi po heziton ta lërë yllin slloven të largohet.
Agjenti i Sesko kishte ndezur spekulime javën e kaluar pasi ai postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram duke darkuar pranë urës Tyne, megjithatë, ende nuk ka pasur bisedime apo qasje zyrtare nga skuadra e Newcastle.
Newcastle dëshiron me çdo kusht për të përforcuar sulmin këtë verë, dhe gjithashtu është lidhur me transferime të Harvey Barnes dhe Jack Harrison.
Interesi i United për Sesko vjen pasi që e ardhmja e Cristiano Ronaldos ende mbetet e paqartë. Ylli portugez u rikthye në klub këtë javë, por United po përgatit objektiva në rast se duhet të zëvendësojë Ronaldon.
Sesko, i cili shënoi golin e fitores për Salzburgun gjatë fitores së tyre të fundit parasezonale 1:0 ndaj Liverpoolit, shihet si një opsion i mundshëm për të zëvendësuar Ronaldon.