Marcus Rashford do t’i mungojë Manchester Unitedit në disa ndeshje, ndërsa ai po rikuperohet nga një lëndim në muskul.
Rashford u lëndua në fitoren 2:0 të United kundër Evertonit të shtunën, dhe pritet që të mungojë nesër në ndeshjen e çerekfinales së Ligës së Evropës kundër Sevillas në “Old Trafford”, dhe në disa ndeshje të tjera të rëndësishme.
United ka thënë se Rashford nuk do të jetë i gatshëm për disa ndeshje, por pritet të rikthehet në pjesën e mbetur të sezonit.
Kjo do të jetë një goditje e madhe për Ten Hag, pasi që ylli anglez e ka gjetur rrjetën plot 28 herë këtë sezon dhe është njëri nga lojtarët kyç të United.