Cristiano Ronaldo të dielën lëshoi një intervistë bombastike duke godiutur ashpër klubin e tij, Manchester United të cilët i ka akuzuar për trajtim jo meritor ndaj tij.
Ai ndër të tjera deklaroi se nuk gëzon aspak respekt për trajnerin Eric Ten Hag, por hodhi akuza edhe ndaj drejtuesve të klubit për mos menaxhim të duhur të klubit.
Për situatën e krijuar, sot ka reaguar edhe zyrtarisht Manchester United nëpërmjet një komunikate zyrtare ku është thënë se klubi i shqyrtuar faktet dhe më pastaj do të dal me një përgjigje.
“Manchester United është në dijeni të një shpërthimi mediatik në lidhje me një intervistë të Cristiano Ronaldos. Klubi do të shqyrtojë përgjigjen e tij pasi të jenë vërtetuar faktet e plota. Fokusi ynë mbetet në përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit dhe vazhdimin e ecurisë, besimit dhe bashkimit që po ndërtohet mes lojtarëve, trajnerit, stafit dhe tifozëve”, thuhet në këtë komunikatë.
Mediat angleze po raportojnë se ylli portugez mund të dënohet me një milionë funte për deklarata e tij nga klubi anglez.