UBT News

United-Arsenal zhvillohet në mungesë të yjeve si Xhaka, Pogba e Varane

Xhiro e 14-të e Premier Ligës do të kompletohet sot me derbin ndërmjet Manchester United dhe Arsenalit që do të zhvillohet në stadiumin “Old Trafford” me fillim nga ora 21:10.

Të dy skuadra vijnë në këtë ballafaqim me disa mungesa të rëndësishme. Në radhët e “Djajve të Kuq” mungojnë mesfushori Paul Pogba dhe qendërmbrojtësi Rafael Varane, kurse te “Gunners” nuk do të luajnë për shkak të lëndimeve mesfushori Granit Xhaka dhe mbrojtësi i krahut Sead Kolasinac.

Po ashtu, në dyshim për Manchesterin janë edhe Luke Shaw për shkak të një goditje në kokë, si dhe sulmuesi Edinson Cavani për të cilin raportohet se mund të mos luaj nga minuta e parë për shkak të tendosjes së muskujve.

Arsenali është në vendin e pestë me 23 pikë, kurse Manchester United renditet në të 10-tin me 18 pikë.

Këto janë formacionet e mundshme:

Manchester United: (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Bailly, Telles; McTominay, Fred; Sancho, Fernandes, Rashford; Ronaldo

Arsenal: (4-2-3-1): Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tavares; Partey, Lokonga; Martinelli, Odegaard, Smith Rowe; Aubameyang

Exit mobile version