Manchester Unitedi anuloi stërvitjet për sot për shkak të disa rasteve me COVID-19 në klub. Kjo është bërë e ditur nga vet klubi anglez përmes një komunikate për media.
“Duke pasur parasysh gjendjen në ekip, kemi marrë vendim të anulojmë stërvitjen pasi prioritet është shëndeti i lojtarëve dhe stafit”, thuhet në njoftimin e Manchester Unitedit.
Manchester Unitedi mund ta anulojë edhe ndeshjen e së martës në Premierligë ndaj Brendtfordit.