UBT News

UNICEF: Pesë milionë fëmijë ukrainas varen nga ndihma humanitare

Më shumë se pesë milionë fëmijë ukrainas varen nga ndihma humanitare për shkak të luftës në vendin e tyre, sipas UNICEF-it.

Në Ukrainë, rreth tre milionë fëmijë kanë nevojë për mbështetje pas pushtimit rus dhe rreth 2.2 milionë fëmijë që kanë ikur nga konflikti në vende të tjera gjithashtu kërkojnë ndihmë humanitare, tha të mërkurën Fondi i OKB-së për fëmijët.

Të paktën 262 fëmijë janë vrarë që prej fillimit të luftës më 24 shkurt dhe qindra shkolla janë dëmtuar, tha organizata.

Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve shënohet më 1 Qershor.

Në vend që të festojmë këtë rast, ne po i afrohemi solemnisht 3 qershorit, dita e 100-të e një lufte që ka shkatërruar jetën e miliona fëmijëve. Pa një armëpushim urgjent dhe paqe të negociuar, fëmijët do të vazhdojnë të vuajnë dhe pasojat nga lufta do të ndikojnë tek fëmijët e cenueshëm në mbarë botën”, tha drejtoresha e UNICEF-it, Catherine Russell. /UBTNews/

Exit mobile version