UBT News

UNESCO rekomandon që “Great Barrier Reef” të futet në listën e trashëgimisë së rrezikuar, reagon Australia

Qeveria e Australisë ka reaguar pas një raporti nga organizata e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, UNESCO, i cila i ka rekomanduar Australisë që “Great Barrier Reef”, sistemi më i madh në botë i shkëmbinjve koralorë, të futet në listën e trashëgimisë së rrezikuar.

Sipas raportit të UNESCO-s, Australia nuk e ka mbrojtur si duhet nga ndryshimet klimatike sistemin më të madh në botë të shkëmbinjve koralorë. Madje thuhet se as synimet kryesore për përmirësimin e kualitetit të ujit nuk janë përmbushur. Vendimi do të merret muajin e ardhshëm.

UNESCO ka kërkuar nga Australia që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj ngrohjes globale. Ndërsa qeveria e Australisë ka kundërshtuar fuqishëm rekomandimin.

Ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne ka telefonuar drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s për të shprehur ‘zhgënjimin e thellë’ lidhur me këtë rast./UBTNews

Exit mobile version