UBT News

“Unë dua të buzëqesh përgjithmonë pranë teje”: Gruaja e Zelenskyt me dedikim emocional për ditëlindjen e tij

Zonja e parë Olena Zelenska ka postuar një imazh të çiftit duke buzëqeshur, duke shtuar se e vetmja gjë që ka ndryshuar tek ai tani është se ai ka më pak arsye për të qenë i lumtur.

Presidenti ukrainas sot mbush 45 vjeç, raporton UBT News.

“Më pyesin shpesh se si keni ndryshuar këtë vit. Dhe unë gjithmonë përgjigjem, ‘Ai nuk ka ndryshuar. Ai është i njëjti. I njëjti djalë që kam takuar kur ishim shtatëmbëdhjetë’. Por në fakt, diçka ka ndryshuar: ti buzëqeshë shumë më pak tani”.

“Uroj që të keni më shumë arsye për të buzëqeshur dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo. Ne të gjithë e dimë”, ka shkruar zonja Zelenska.

“Je mjaft kokëfortë, por kryesorja është të kesh shëndet të mjaftueshëm. Pra, të lutem, qëndro i shëndetshëm! Unë dua të buzëqesh përgjithmonë pranë teje. Më jep këtë mundësi!”, ka përfunduar ajo urimin e saj, në një kohë kur Ukraina po sulmohet ushtarakisht nga Rusia, sulm ky që ka filluar nga 24 shkurti i vitit të kaluar./UBTNews/

Exit mobile version