Ultrasit e Romës kanë njoftuar një protestë të organizuar pas shkarkimit të trajnerit Daniele De Rossi, një ikone e klubit, vetëm katër ndeshje pas fillimit të sezonit të ri. Ky vendim ka tronditur thellë tifozët, veçanërisht pas nënshkrimit të një kontrate të re deri në qershor 2027.
De Rossi është zëvendësuar nga ish-trajneri i Torinos dhe Genoas, Ivan Juric, i cili do të debutojë në Stadio Olimpico kundër Udinese, ekipit surprizë të Serie A.
Megjithatë, atmosfera do të jetë ndryshe nga zakonisht, pasi Curva Sud do të jetë bosh për gjysmën e parë të ndeshjes. Grupi i ultrasve ka bërë thirrje për një bojkot simbolik, duke lënë vendet e tyre bosh dhe duke mos marrë pjesë në ngrohjen tradicionale dhe këndimin e himnit të klubit.
“Ka ardhur momenti që të dëgjohet zëri ynë,” thuhet në deklaratën e grupit, duke ftuar tifozët nga çdo sektor të bashkohen në këtë protestë.
Nuk dihet ende se sa tifozë do të bashkohen në këtë veprim, por pritet që protesta të ndikohet në atmosferën e ndeshjes dhe në mbështetje të ish-trajnerit De Rossi./UBTNews/