UBT News

Ukrainë: Sulmi me raketa ruse akt terrorist vret 12 persona në jug të Kievit

Raketat ruse goditën qytetin e Vinnytsia të enjten, duke vrarë 12 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë në atë që presidenti i Ukrainës e quajti “një akt të hapur terrorizmi” ndaj popullatës civile të vendit në zona pa vlerë ushtarake.

Policia kombëtare e Ukrainës tha se tre raketa goditën një ndërtesë zyre dhe dëmtuan ndërtesa banimi aty pranë në qytetin e vendosur në jugperëndim të kryeqytetit Kiev. Sulmi me raketa ndezi një zjarr që u zgjerua duke përfshirë 50 makina në një parking ngjitur.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se në mesin e të vdekurve ishte edhe një fëmijë. Ai sugjeroi se sulmi synonte qëllimisht terrorizimin e civilëve.

Rusia çdo ditë po shkatërron popullsinë civile, po vret fëmijë ukrainas, po drejton raketa në objekte civile. Aty ku nuk ka ushtri (objektiva). Çfarë është nëse jo një akt i hapur terrorizmi?“, shkroi Zelensky, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Sulmi në Vinnytsia erdhi pasi zyra presidenciale e Ukrainës raportoi vdekjen e pesë civilëve dhe plagosjen e tetë të tjerëve në sulmet ruse gjatë ditës së kaluar. /UBTNews/

Exit mobile version