Një ndeshje futbolli në Ukrainë zgjati katër orë e gjysmë për shkak të ndërprerjeve të kohëpaskohëshme për shkak të sirenave për sulm ajror.
Ndeshjet futbollistike rifilluan këtë javë për herë të parë që nga fillimi i luftës.
Aktualisht, shumica e ndeshjeve nuk mund të zhvillohen, por një lojë të mërkurën në qytetin perëndimor të Lviv u desh të ndërpritet katër herë.
Në ndeshjen e Premierligës së Ukrainës mes Rukh Lviv dhe Metalist Kharkiv, lojtarët u tërhoqën vazhdimisht nga fusha.
Sirenat janë një nga disa masa të sigurisë të vendosura pasi liga filloi sërish të martën – dhe aktualisht asnjë tifoz nuk lejohet në stadiume./UBTNews/