Ukrainasëve po iu rritet frika nga fillimi i luftës nga Rusia. Disa civilë ukrainas në Mariupol po bëjnë trajnime bazike për të mbrojtur veten.
Ata e përfshijtën edhe një 78-vjeçare, e cila tha për BBC-në se “kur një pushtues vjen, unë do të rezistojë dhe do të jem luftarake”.
Trajnerët në Mariupol ishin në brigadën Azov, një grup i ekstremit të djathtë me një histori të diskutueshme, tashmë zyrtarisht pjesë e Gardës Kombëtare.
Tjerat degë të ushtrisë në Ukrainë janë duke ushtruar në të njëjtën mënyrë në të gjithë vendin.
Rusia ka mohuar ndonjë plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se 100 mijë ushtarë u vendosën në kufijtë e Ukrainës./UBTNews