Associated Press raporton se 19 persona kanë vdekur në Ukrainë pas sulmeve raketore të Rusisë gjatë natës.
Shtatëmbëdhjetë prej tyre janë në Uman, ku shtëpitë u goditën dhe një operacion kërkimi dhe shpëtimi po vazhdon.
Mes tyre ishin dy 10-vjeçarë dhe një foshnje.
Shtatëmbëdhjetë persona u plagosën dhe tre fëmijë u shpëtuan nga rrënojat. Nëntë persona u shtruan në spital.
Dy nga të vdekurit ishin në Dnipro – një grua 31-vjeçare dhe vajza e saj dy-vjeçare./UBTNews/