Tanya Herasymova nga organizata Fight For Right në Ukrainë ka treguar për BBC rreth largimit prej shtëpisë së saj nga qyteti Kamianske, përcjell UBT News.
Tanya dhe nëna e saj, e cila gjithashtu është me aftësi të kufizuara, kanë arritur të mbërrijnë në Poloni.
Duke e përshkruar udhëtimin në një tren të mbushur plot si “më i vështiri i jetës së saj”, ajo thotë se ukrainasit me aftësi të kufizuara e kanë të vështirë të ikin për shkak të infrastrukturës së paarritshme.
Ajo thotë se personave me aftësi të kufizuara nuk u është dhënë mbështetja prioritare për t’u larguar nga vendi.
Ajo gjithashtu ka treguar për gjendjen e vështirë të shokëve të saj ukrainas me aftësi të kufizuara që mbeten në vend.
“Askush nuk flet për personat me aftësi të kufizuara… Njerëzit janë ulur në shtëpitë e tyre, disa pa ushqim pa ilaçe. Bodrumet dhe strehimoret nuk janë të aksesueshme”, thotë ajo./UBTNews/