Ukraina ka urdhëruar tërheqjen e trupave të saj nga qyteti i sulmuar i Severodonetsk në rajonin Donbass të Ukrainës lindore, njoftoi të premten Guvernatori i Luhansk, Serhii Haidai.
Severodonetsk ka qenë objekt i luftimeve të ashpra midis forcave ukrainase dhe ushtrisë ruse së bashku me separatistët pro-rusë nga rajoni i Donbass për javë të tëra dhe ishte qyteti i fundit i madh në rajonin e Luhanskut ende pjesërisht nën kontrollin e Ukrainës.
Humbja e tij në mënyrë efektive do të thotë se i gjithë rajoni i Donbasit në Ukrainën lindore është tani nën kontrollin rus, një nga qëllimet kryesore të presidentit rus, Vladimir Putin në konflikt, pasi u bë e qartë se pushtimi i tij në Ukrainë po ngecte në javët e para të fushatës. /UBTNews/