Ukraina thotë se inspektimet ruse që kanë krijuar vonesa “të rëndësishme” në eksportimin e produkteve ushqimore ukrainase përmes Detit të Zi janë “të motivuara politikisht” dhe paraqesin një shkak për shqetësim.
“Ne kemi arsye të besojmë se vonesat në inspektimet e Rusisë në anijet e nismës së grurit janë të motivuara politikisht”, tha ministria e jashtme në një deklaratë.
Ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se zhbllokimi i dërgesave nga portet e Detit të Zi do të varet nga informacioni i OKB-së se në cilat vende po dërgohet gruri./UBTNews/