Qëllimi strategjik i Rusisë në luftën në Ukrainë është shkatërrimi i plotë i shtetësisë ukrainase dhe kombit ukrainas, tha të enjten zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar.
Ajo tha në një konferencë se situata mbeti e vështirë për forcat ukrainase dhe se fokusi kryesor i Rusisë tani ishte vendosja e kontrollit të plotë mbi rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës Lindore. /UBTNews/