Një raketë ruse ka goditur një anije-cisternë që po lëvizte në Detin e Zi për më shumë se katër muaj dhe që mbante naftë, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine, duke cituar ushtrinë e Ukrainës e cila e quajti anijen një “bombë ekologjike”.
Cisterna “Millennial Spirit” me flamurin e Moldavisë tani është goditur dy herë që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Komanda ushtarake e Ukrainës tha se kur anija u godit herën e parë që kishte më shumë se 500 ton naftë në bord. Që atëherë, anija ka lëvizur pa ekuipazh.
“Ndoshta pjesa e mbetur e ngarkesës po digjet”, tha ushtria në një deklaratë.
Ushtria tha se një raketë ruse Kh-31 kishte goditur anijen./UBTNews/