Raketat ukrainase goditën një rimorkiator të marinës ruse që transportonte ushtarë, armë dhe municion në ishullin Zmiinyi (Gjarpër), të pushtuar nga Rusia në jug të rajonit të Odesa të premten, tha guvernatori rajonal.
Guvernatori i Odesës, Maksym Marchenko, e identifikoi anijen si Vasiliy Bekh.
Komanda Detare e Ukrainës tha se rimorkiatori kishte në bord një sistem raketash anti-ajrore TOR, por ky nuk kishte arritur të ndalonte sulmin.
Komanda Detare tha në një postim në Facebook se Vasiliy Bekh, ka shërbyer në Flotën Ruse të Detit të Zi që nga viti 2017. /UBTNews/