Ukraina ka nisur një sulm të madh me të paktën 361 dronë që synonin Rusinë gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr të shkurtër në rafinerinë e madhe të naftës Kirishi në veriperëndim të Rusisë, thanë zyrtarët rusë të dielën.
Ata kanë raportuar se nuk ka të lënduar, por Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se të paktën 361 dronë ishin rrëzuar nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë katër bomba ajrore të drejtuara dhe një raketë HIMARS të prodhuar në SHBA.
Ndërsa fuqitë botërore flasin se si t’i japin fund konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, lufta e dronëve është përshkallëzuar, me dronë rusë të rrëzuar në Poloninë anëtare të NATO-s dhe sulme nga Ukraina kundër rafinerive dhe tubacioneve të naftës në Rusi, eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë.
Guvernatori i rajonit të Leningradit, Aleksandër Drozdenko, tha se tre dronë u shkatërruan në zonën Kirishi dhe një zjarr i shkaktuar nga rënia e mbeturinave ishte shuar.
Komanda e dronëve të Ukrainës konfirmoi se sulmoi rafinerinë dhe tha se kishte kryer një sulm të suksesshëm, shkruan Reuters./S.K/EO/