Një minë ruse ka shpërthyer pranë dhomës së gjeneratorit të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, thotë operatori shtetëror i centralit bërthamor të Ukrainës, Energoatom.
“Sipas burimeve, një shpërthim ndodhi pranë dhomës së motorit të njësisë së katërt të energjisë [reaktorit]”, tha Energoatom në një deklaratë.
Deklarata shtoi se ushtarët rusë, të cilët vitin e kaluar morën kontrollin e uzinës, u thanë punëtorëve se ishte “mina e tyre që shpërtheu”./UBTNews/