Rajoni jugor i Mykolaiv u vu nën granatime më intensive gjatë natës, me forcat ruse që goditën disa ndërtesa civile, duke përfshirë një qendër spitalore të traumës, thanë zyrtarët ukrainas.
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Mykolaiv, Vitalii Kim, tha se të paktën tre persona u plagosën, por deri më tani nuk është raportuar për viktima.
“Aktualisht dihet se shtëpitë private dhe oborret janë dëmtuar”, tha Kim. “Qendra e traumës së një prej spitaleve u shkatërrua gjithashtu, katër ndërtesa, një automjet mjekësor u dëmtuan dhe u thyen xhamat”.
Kryebashkiaku i Mykolaivit, Oleksandr Senkevych gjithashtu pretendoi se forcat ruse kishin shënjestruar një strukturë mjekësore.
Asnjë personel apo pacientë nuk u lëndua, shtoi ai.
Qendra e traumës u hap në vitin 2019 dhe ishte një nga më modernet në Ukrainë, tha Senkevych./UBTNews/