Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka mbërritur në Nju Jork për të marrë pjesë në bisedimet e nivelit të lartë dhe për të mbajtur një fjalim në Kombet e Bashkuara.
Ukraina pritet të jetë fokusi kryesor për Biden gjatë fjalimit të tij të mërkurën në mëngjes dhe në bisedimet e tij me liderët botërorë.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, tha se Biden po vinte në Nju Jork me vrull pasi kishte bashkuar Perëndimin në ndëshkimin e Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë./UBTNews/