UBT News

Ukraina prezanton fanellat speciale, përfshihet Kosova e Shqipëria

Presidenti i Asociacionit të Futbollit të Ukrainës (UAF), Andriy Pavelko, ka prezantuar fanellat e reja në partneritet me brendin “Joma”, për ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Kombëtarja e Ukrainës.

Fanella është e njëjtë sikurse ajo që është përdorur në Kampionatin Evropian Euro 2020, por tani me disa ndryshime të veçanta.

Në fanellat e reja speciale, Ukraina është solidarizuar me të gjitha shtetet të cilat kanë treguar përkrahje përgjatë luftës aktuale me agresorin rus, duke vendosur flamurët e të gjithave përreth një vije e cila simbolizon kufirin ukrainas.

Në këto fanella speciale, ndër flamurët e përfshirë janë edhe ai i Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa fotot se si duken ato mund t’i gjeni më poshtë.

Exit mobile version