UBT News

Ukraina pretendon se 27 mijë e 200 trupa rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Të paktën 29 mijë e 200 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani gjatë luftës në Ukrainë, deklaroi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës të hënën.

Sipas një deklarate të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, rreth 150 trupa ruse u vranë gjatë 24 orëve të fundit.

Në deklaratë gjithashtu u tha se forcat ukrainase kanë shkatërruar 204 avionë, 170 helikopterë, një mijë e 293 tanke beteje, tre mijë e 166 automjete të blinduara, 604 artileri, 201 raketahedhës si dhe 93 sisteme të mbrojtjes ajrore që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Rusia ka humbur gjithashtu dy mijë e 206 automjete, 13 anije dhe varka të lehta, 476 mjete ajrore pa pilot, së bashku me 119 raketa lundrimi, shtohet në deklaratë.

Në një deklaratë të lëshuar më 25 mars, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një mijë e 351 ushtarë të saj që vepronin në Ukrainë u vranë.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, të paktën tre mijë e 838 njerëz janë vrarë dhe katër mijë e 351 janë plagosur gjatë luftës së vazhdueshme në Ukrainë. Shifra e vërtetë besohet të jetë shumë më e lartë.

Më shumë se 6.5 milionë njerëz janë larguar në vende të tjera, ndërsa mbi 7.7 milionë njerëz mbeten të zhvendosur brenda vendit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët. /UBTNews/

Exit mobile version