UBT News

Ukraina po konsideron mbylljen e centralit bërthamor në Zaporizhzhia pas përkeqësimit të situatës

A view shows the Zaporizhzhia Nuclear Power Plant in the course of Ukraine-Russia conflict outside the Russian-controlled city of Enerhodar in the Zaporizhzhia region, Ukraine August 4, 2022. REUTERS/Alexander Ermochenko

Ukraina po konsideron mbylljen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë, tha Oleh Korikov, kryeinspektori shtetëror për sigurinë bërthamore dhe rrezatuese të Ukrainës.

“Nëse krijohen kushte që kërkojnë mbylljen e centralit, termocentrali dhe njësia e energjisë nr. 6 do të mbyllen”, tha Korikov të mërkurën.

“Përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës, mungesa e zgjatur e furnizimit me energji nga një burim i jashtëm i energjisë elektrike do të na detyrojë të vendosim gjeneratorë me naftë në gatishmëri dhe është jashtëzakonisht e vështirë të realizojmë furnizimin me naftë gjatë luftës”, shtoi ai.

Korikov tha se mbajtja në punë e gjeneratorëve me naftë nuk do të ishte e qëndrueshme.

Në një intervistë muajin e kaluar, shefi i Energoatom, Petro Kotin shpjegoi pse gjeneratorët me naftë nuk janë një alternativë e qëndrueshme.

Gjeneratorët me naftë janë rezerva për të ftohur karburantin dhe për t’i mbajtur gjërat në funksion, por ka paralajmërime rreth përdorimit të tyre për një kohë të pacaktuar, që sipas tij mund të krijoj një situatë “të rrezikshme”.

Shqetësimet e Korikov janë në të njëjtën linjë ndërsa tensionet vazhdojnë në uzinë./UBTNews/

Exit mobile version