Ukraina ka paralajmëruar se mund të bojkotojë Lojërat Olimpike nëse atletët e Rusisë dhe Bjellorusisë lejohen të garojnë vitin e ardhshëm.
Në një postim në Facebook, ministri i sportit i vendit Vadim Guttsait tha se planet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të parë mënyrat që ata atletë të kthehen në gara do të kundërshtohen.
“Pozicioni ynë është i pandryshuar: për sa kohë që ka një luftë në Ukrainë, atletët rusë dhe bjellorusë nuk duhet të jenë në garat ndërkombëtare”, tha ai.
“Nëse nuk dëgjohemi, nuk e përjashtoj mundësinë që të bojkotojmë dhe të refuzojmë pjesëmarrjen në Olimpiadë”.
Lojërat Olimpike 2024 do të zhvillohen në Paris të Francës.
Që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022, shumë organizata sportive kanë zhvendosur ngjarjet dhe kanë pezulluar ekipet ose atletët rusë, ndërsa sponsorët i kanë përfunduar kontratat në protestë kundër luftës./UBTNews/