UBT News

Ukraina paralajmëron për sulme të mëtejshme në Khersonin e çliruar

Zyrtarët ukrainas kanë frikë se Rusia mund të planifikojë sulme të shtuara në pjesë të rajonit Kherson, rajon ky që së fundi u çlirua.

“Armiku po intensifikon zbulimin ajror, gjë që mund të tregojë se ata po planifikojnë të godasin objektivat ushtarake dhe civile”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase.

Sipas Shtabit, kërcënimi nga minat mbetet “i lartë”, pasiqë trupat ruse që u larguan nga zona lanë pas mjete shpërthyese.

Ushtarët ukrainas po punojnë për heqjen e minave dhe kurtheve të hedhura nga forcat ruse në zonë./UBTNews/

Exit mobile version