Ukraina nuk planifikon të përdorë sisteme raketash me shumë lëshime që merr nga Shtetet e Bashkuara për të sulmuar objektet në Rusi, tha të premten një këshilltar presidencial ukrainas.
“Ukraina është duke zhvilluar një luftë mbrojtëse dhe nuk planifikon të përdorë MLRS për të sulmuar objektet në Rusi. Partnerët tanë e dinë se ku përdoren armët e tyre”, tha Mykhailo Podolyak në një postim në Twitter. /UBTNews/