Shoqata e Futbollit të Ukrainës (UAF) thotë se nuk do të marrë pjesë në garat e futbollit me ekipe ruse, pas vendimit të UEFA-s për të ripranuar ekipet e të rinjve të vendit në turnetë evropiane.
“UAF dënon fuqishëm vendimin e sotëm të UEFA-s për kthimin e ekipeve U-17 nga Federata Ruse në garat ndërkombëtare”, tha UAF në një deklaratë. “UAF insiston në ruajtjen e vendimeve të mëparshme të UEFA-s dhe FIFA-s në lidhje me parandalimin e të gjitha ekipeve ruse nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare”.
UAF ka kërkuar gjithashtu bashkëpunimin e organeve të tjera të futbollit për të mbajtur të njëjtin qëndrim kundër ripranimit të Rusisë në futbollin e të rinjve.
“UAF konfirmon se ne nuk do të marrim pjesë në asnjë garë me pjesëmarrjen e ekipeve ruse”, thuhet mes tjerash në deklaratë./UBTNews/