UBT News

Ukraina kërkon urgjentisht 20 miliardë dollarë shtesë nga aleatët për të ruajtur avantazhin në front

Ukraina do t’u kërkojë aleatëve të saj një ndihmë ushtarake shtesë prej 20 miliardë dollarësh gjatë takimit të javës së ardhshme të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen (Formati Ramstein). Sipas burimeve nga sektori ukrainas i mbrojtjes, qëllimi i kësaj kërkese urgjente është konsolidimi i avantazhit aktual në fushën e betejës ndaj Rusisë.

Një burim zyrtar bëri të ditur se përparimi rus ka stagnuar gjatë muajit të fundit, kryesisht falë sulmeve ukrainase me dronë të rrezes së mesme dhe të gjatë, të cilët kanë dëmtuar logjistikën dhe sektorin energjetik të Rusisë.

“Kemi një dritare të mirë mundësie në front gjatë muajve të ardhshëm, prandaj na duhet mbështetje financiare urgjente,” u shpreh burimi për Reuters.

Për të arritur këtë shifër, Kievit do t’u kërkojë shteteve të caktuara partnere kontribute që variojnë nga 2 deri në 6 miliardë dollarë secila, përmes ndihmës direkte ose kredive. Megjithëse Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se forcat e tij po avancojnë dhe ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme, ai pranoi se sulmet ukrainase po shkaktojnë dëme. Ky lajm u raportua fillimisht nga mediat ndërkombëtare si Politico. /Reuters/ E.A/

 

Exit mobile version