UBT News

Ukraina kërkon të shtyhet gjysmëfinalja e playoff-it kundër Skocisë

Ukraina ka kërkuar shtyrjen e gjysmëfinales së play-off-it të Kupës së Botës kundër Skocisë.

Kombet do të takoheshin në Hampden më 24 mars, por futbolli në Ukrainë është pezulluar pas pushtimit rus të vendit. Fituesit do të luajnë me Uellsin ose Austrinë për një vend në Katar 2022.

FIFA thotë se po punon me UEFA-n dhe Federatën skoceze të futbollit për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme.

Një zëdhënës shtoi:“FIFA shpreh solidaritetin e saj më të thellë për të gjithë të prekurit nga ajo që po ndodh në Ukrainë”./UBTNews/

Exit mobile version