UBT News

Ukraina godet me dronë infrastrukturën e naftës në Rusi dhe Detin Azov, raportohet për krizë karburanti

Dronët ukrainas kanë goditur të enjten një sërë objektesh të naftës brenda territorit rus, si dhe kanë djegur dy anije-cisternë në Detin Azov. Këto sulme vijnë vetëm një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua t’i japë Ukrainës licencën për të prodhuar vetë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.

Fushata e fundit e Kievit ndaj rafinerive dhe infrastrukturës energjetike ka shkaktuar një krizë të gjerë të karburantit në Rusi. Në shumë rajone raportohet për mungesë të benzinës dhe racionim të rreptë të karburantit, ku shoferët po presin me orë të tëra nëpër pika të furnizimit për të mbushur rezervuarët e tyre.

Autoritetet lokale ruse kanë konfirmuar dëmet e shkaktuara nga sulmet e fundit:

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit, Vitaly Korolyov, deklaroi se një sulm me dron ka shkaktuar zjarr të madh në një depo nafte në qytet.

Guvernatori Vladimir Vladimirov njoftoi se rezervuarët e naftës janë përfshirë nga flakët. Si pasojë e zgjerimit të zjarrit, autoritetet urdhëruan evakuimin e menjëhershëm të banorëve nga disa ndërtesa banimi pranë objektit.

Dronët ukrainas kanë djegur dy anije-cisternë (tankerë).

Përmes një njoftimi në Telegram, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase bëri të ditur se këto anije përdoreshin nga Moska për të furnizuar me karburant trupat ruse në front, si dhe për të transportuar naftë duke anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.

Kjo seri sulmesh është pjesë e një fushate të intensifikuar të Ukrainës, e cila synon ndërprerjen e linjave të furnizimit për forcat pushtuese ruse dhe izolimin logjistik të Krimesë së aneksuar. /BBC/ /E.A/

 

Exit mobile version