Uganda i është përgjigjur kërkesës së SHBA-së që të pranojë përkohësisht 2000 refugjatë nga Afganistani që po ikin pas marrjes nga talebanët.
Shteti afrikan ka përvojë të gjatë në pranimin e njerëzve që ikin nga konfliktet dhe aktualisht mirëpret rreth 1.4 milion, shumica prej Sudanit Jugor.
“Kërkesa është bërë dje nga qeveria amerikane te presidenti Yoweri Museveni dhe ai është pajtuar që të sillen 2000 refugjatë afganë në Ugandë”, tha një zyrtar i Ugandës për Reuters.