Uellsi është kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Euro 2020, megjithëse u mposht 1:0 nga Italia në ndeshjen e fundit në grup të dielën.
Matteo Pessina e shënoi golin e vetëm për t’ia dhënë Italisë fitoren e tretë nga tri ndeshje në stadiumin Olimpik në Romë, duke e dërguar në mesin e 16 më të mirëve si ekip favorit për ta fituar turneun.
Uellsi kualifikohet nga pozita e dytë, edhe pse me pikë të barabarta me Zvicrën, për shkak të gol-dallimit më të mirë se helvetikët.