UBT News

Uellsi e pëson nga Irani, ja notat e lojtarëve

Kombëtarja e Iranit e ka regjistruar fitoren e parë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B, Uellsi e ka mposhtur sot Iranin me rezultat solid 2:0.

Uellsi arriti të mbahet deri në çastet e fundit të ndeshjes, respektivisht në minutat shtesë, por që më pas pësoi dy gola brenda tre minutave.

Fillimisht, Roozbeh Cheshmi e zhbllokoi rezultatin i pari, ku shënoi në minutën e 90+8’ shtesë për të kaluar Iranin në epërsi prej 1:0.

Ndërkaq, për ta vulosur fitoren e Iranit u përkujdes Ramin Rezaeian, i cili shënoi në minutën e 90+11’ për 2:0.

Kjo ishte fitorja e parë e Iranit në këtë Botëror, ku tani renditet në vendin e dytë në Grupin B me tre pikë, aq sa ka edhe Anglia në vendin e parë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Uellsi tani zë vendin e fundit në tabelë me një pikë.

Më i miri i ndeshjes ishte Mehdi Taremi i Iranit, i cili u vlerësua me notën më të lartë (7.8), kurse më i dalluari te Uellsi ishte Kieffer Moore me notën 7.0.

Notën më të dobët të ndeshjes e kishte Brennan Johnson (5.6).

Më poshtë i gjeni statistikat e ndeshjes dhe notat e lojtarëve:

Exit mobile version