UEFA e ka zgjedhur golin e Florent Hadërgjonajt ndaj Maqedonisë së Veriut si golin më të mirë të raundit në Ligën e Kombeve. Hadërgjonaj e ka cilësuar si ndjenjë të papërshkruar.
“Ndjenjë e papërshkruar kur shënon gol për vendin tënd, por edhe i lumtur që fitova garën për golin më të mirë të Play-Off në Ligën e Kombeve”, shkroi Hadërgjonaj në Instagram./UBTNews