UBT News

UEFA u ka kërkuar lojtarëve të Euro 2020 të mos heqin pijet e sponzorëve

Cristiano Ronaldo filloi trendin të hënën në një konferencë për shtyp para-lojës duke larguar dy shishe të Coca-Cola-s.

Cristiano Ronaldo duke larguar shishet sponzorizuese të Cola-Cola-s.

Duke reaguar ndaj kësaj, UEFA u ka kërkuar lojtarëve në 24 skuadrat të ndalojnë heqjen e pijeve sponsorizuese të vendosura strategjikisht nga platformat në konferencat për shtyp.

Ronaldo, Paul Pogba dhe Manuel Locatelli hoqën shishet e sponzorëve nga pamja e kamerave kur zënë vendet e tyre në konferencat për media këtë javë.

Drejtori i turneut të Euro 2020, Martin Kallen tha se UEFA ka “komunikuar me ekipet në lidhje me këtë çështje”.

Manuel Locatelli duke larguar shishet sponzorizuese të Coca-Cola-s.

“Sepse është e rëndësishme pasiqë të ardhurat e sponsorëve janë të rëndësishme për turneun dhe futbollin evropian”, tha ai.

Pogba, i cili është musliman dhe nuk pi alkool, kundërshtoi shishen e gjelbër të sponsorit zyrtar të birrës Euro 2020 Heineken.

Pogba ishte në dhomën e intervistës pasi u emërua lojtari më i mirë në fitoren 1-0 të Francës ndaj Gjermanisë të martën. Çmimet e lojtarëve sponsorizohen nga kompania e birrës.

Një rënie në çmimin e aksioneve të Coca-Cola këtë javë iu atribua veprimit të Ronaldos fillimisht, por ende nuk ka prova se ishte ndikimi i tij në pyetje.

Kjo e bëri UEFA-në të iu kujtojë lojëtarëve se duhet të respektojnë sponsorët dhe kontributet që ata japin në futbollin evropian.

Menaxherët e medias në secilin nga 11 stadiumet në të gjithë Evropën duhet të ndihmojnë gjithashtu në heqjen e shisheve të birrës përpara mbërritjes së ndonjë lojtari musliman.

Coca-Cola dhe Heineken janë ndër 12 sponsorët e nivelit më të lartë për Euro 2020 që kontribuojnë në të ardhurat totale të turneut të UEFA-s prej gati 2 miliardë eurosh (2.4 miliardë dollarë).

Lojtarët gjithashtu indirekt marrin para nga të ardhurat komerciale të Euro 2020 përmes federatave dhe klubeve të tyre kombëtare.
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Exit mobile version