Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka reaguar pas lajmit të rëndë për vdekjen tragjike të futbollistit kosovar, Fatjon Bunjaku, duke i shprehur ngushëllimet e saj Federata e Futbollit e Kosovës dhe familjes së tij.
22-vjeçari humbi jetën në një aksident tragjik trafiku, duke lënë në pikëllim familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë.
Përmes një mesazhi publik, UEFA shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e saj në këto momente të vështira.
“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe mbështetjen për FFK-në pas ndarjes nga jeta të 22-vjeçarit Fatjon Bunjaku”, thuhet në reagimin e UEFA-s.
Mesazhi i institucionit më të lartë të futbollit evropian vjen pas shumë reagimeve të tjera nga klube, futbollistë dhe institucione sportive, të cilat kanë nderuar kujtimin e ish-reprezentuesit të Kosovës U21.
Ndarja e parakohshme nga jeta e Fatjon Bunjakut ka tronditur opinionin sportiv në Kosovë, ndërsa mesazhet e ngushëllimit dhe homazhet për të po vazhdojnë të vijnë nga e gjithë bota e futbollit.
Prehu në paqe, Fatjon Bunjaku.
