UEFA u ka thënë tifozëve të Manchester Cityt që të arrijnë te stadiumi “Ataturk Olympic” në Stamboll nëntë orë para finales së Ligës së Kampionëve të shtunën kundër Interit.
Duke inkurajuar tifozët që të shkojnë në stadium nga ora 12:00, UEFA shpreson të shmangë përsëritjen e finales kaotike të sezonit të kaluar mes Liverpoolit dhe Real Madridit, e cila u mori imazh të keq si pasojë e sulmit ndaj tifozëve nga disa banda franceze.
Për shkak të mos-komunikimit të policisë, mijëra tifozë nuk mund të hynin në stadium për finalen në Paris, dhe disa nga tifozët përfshirë edhe fëmijë ishin sulmuar nga disa njerëz lokal.
Meqenëse stadiumi “Ataturk Olympic” ndodhet më shumë se 30 minuta me makinë larg nga Aeroporti i Stambollit – dhe një distancë e ngjashme larg nga qendra e qytetit – UEFA u ka kërkuar tifozëve që udhëtojnë më herët që të mbërrijnë më përpara.
Mbështetësit e Cityt dhe Interit do të duhet të kalojnë nëpër tre pika kontrolli sigurie për të hyrë në stadium, fillimisht duke kaluar një sistem aktivizimi të biletave Bluetooth përpara se t’i nënshtrohen kontrolleve trupore të kryera nga policia.