UEFA dje ka shpallur më të mirët e vitit 2020, në konkurrencën e portierit, mbrojtësit, mesfushorit dhe sulmuesit më të mirë në konkurrencën e meshkujve.
Se Bayerni i Munichut ishte më i mirë sezonin e kaluar e dëshmojnë më të mirët që UEFA i shpalli dje. Portieri më i mirë i sezonit u shpall Manuel Neuer, ndërkaq mbrojtësi më i mirë për sezonin 19/20 u shpall bashkëlojtari i tij tek Bayern Munich, Joshua Kimmich.
Kevin De Bruyne e fitoi çmimin si mesfushori më i mirë i vitit, ndërkaq Lewandowski u shpall sulmuesi dhe njëkohësisht lojtari më i mirë i Evropës për sezonin 2019/20.
Hansi Flick pati një sezon të shkëlqyer me Bayernin duke u kurorëzuar nga UEFA si trajneri i vitit për sezonin 2019/20./UBTNews