Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA, ka bërë publike listën e ngushtë të lojtarëve të nominuar për “Ekipin më të mirë të vitit 2020”, listë kjo e cila ka përfshirë Cristiano Ronaldon për të 17-tin vit radhazi, teksa dominohet nga gjigandi gjerman, Bayern Munich.
Deri më 6 janar të vitit 2021, tifozët kanë mundësi të zgjedhin formacionin e tyre të preferuar, nga 50 futbollistë sa janë të nominuar nga UEFA.
Robert Lewandowski bën pjesë në listën e sulmuesve të nominuar, bashkë me 9 lojtarët e tjerë të ekipit ku luan, pra Bayern Munich, që këtë vit UEFA edhe e kishte zgjedhur si futbollisti më i mirë i vitit.
Lista e ngushtë e nominimeve për formacionin më të mirë të vitit:
Portierë: Alisson (Liverpool), Anthony Lopes (Lyon), Keylor Navas (PSG), Manuel Neuer (Bayern Munich), Jan Oblak (Atletico Madrid).
Mbrojtës: David Alaba (Bayern Munich), Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Angelino (RB Leipzig), Juan Bernat (PSG), Alphonso Davies (Bayern Munich), Matthijs De Ligt (Juventus), Stefan de Vrij (Inter Milan), Hans Hateboer (Atalanta), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Presnel Kimpembe (PSG), Sergio Ramos (Real Madrid), Andy Robertson (Liverpool), Thiago Silva (Chelsea).
Mesfushorë: Thiago Alcantara (Liverpool), Houssem Aouar (Lyon), Ever Banega (Sevilla), Nicolo Barella (Inter Milan), Kingsley Coman (Bayern Munich), Kevin De Bruyne (Manchester City), Bruno Fernandes (Manchester United), Alejandro Gomez (Atalanta), Leon Goretzka (Bayern Munich), Kai Havertz (Chelsea), Jordan Henderson (Liverpool), Josip Ilicic (Atalanta), Marquinhos (PSG), Thomas Muller (Bayern Munich), Marcel Sabitzer (RB Leipzig).
Sulmues: Erling Haaland (Borussia Dortmund), Joao Felix (Atletico Madrid), Angel Di Maria (PSG), Serge Gnabry (Bayern Munich), Ciro Immobile (Lazio), Harry Kane (Tottenham), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Romelu Lukaku (Inter Milan), Sadio Mane (Liverpool), Kylian Mbappe (PSG), Lionel Messi (Barcelona), Neymar (PSG), Cristiano Ronaldo (Juventus), Mohamed Salah (Liverpool), Raheem Sterling (Manchester City)./UBTNews