Marko Arnautovic është ndëshkuar me një ndeshje mos lojë për shkak të fryrjeve dhe ofendimeve që i bëri Ezgjan Alisokit në takimin që Austria e fitoi 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut.
Kamerat kishin arritur të kapin momentin kur sulmuesi bën sharje me nënë në drejtim të lojtarit shqiptar që përfaqëson shtetin tonë fqinj.
Kështu, UEFA fillimisht kishte hapur hetimet për rastin e ndodhur në takimin e Euro 2020, derisa kishte mjaftueshëm prova për t’i dhënë dënimin.
Arnautovic nuk do të mund të luajë në takimin ndaj Holandës që luhet këtë të enjte.
Edhe pse lojtari kërkoi falje pas ndeshjes, shtëpia e futbollit evropian nuk lejoi që ai të kalonte pa ndëshkim.