Sipas të përditshmes italiane, “Tuttosport”, UEFA ka ndalur të gjitha procedurat kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, që krijuan Superligën Evropiane dhe nuk hoqen dorë në dallim me nëntë klubet e tjera që pranuan kushtet e UEFA-së.
Ata gjithashtu mund të përfitojnë, ngase një urdhër i Gjykatës Tregtare të Madridit, i kërkoi UEFA-së të anulonte dënimet që ishin negociuar nga 9 klubet e larguara (Man. Siti, Man. United, Çellsi, Liverpuli, Arsenali, Totenhami, Interi, Milani dhe Atletiko) duke përfshirë gjobë të barabartë me 5 për qind të të ardhurave të Ligës së Kampionëve apo Ligës së Evropës.
Në këtë pikë situata mbetet e komplikuar. Të tre klubet që mbesin në Superligë kanë nisur propozim dialogu për UEFA-në, që deri më tani është refuzuar dhe deklaratat e Aleksandar Çeferinit ishin shumë agresive, sidomos ndaj Anjellit.
Në sfond, ndërkohë, UEFA është duke luftuar betejën me FIFA-në që të mos zhvillohet Kupa e Botës çdo dy vite.