UEFA do të organizojë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Evropës Juglindore. Kjo mbledhje do të mbahet në Tiranë, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në selinë qendrore të Federatës Shqiptare të Futbollit më 16 prill nga ora 14:00 – 17:00.
Në këtë mbledhje, që organizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, do të diskutohen disa tema të rëndësishme të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit evropian.
Pjesë e mbledhjes do të jenë presidentë dhe sekretarë të përgjithshëm të 11 federatave të futbollit të Evropës Juglindore: Shqipëri, Kosova, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Qipro, Greqia, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Slloveni, Turqi.
Kjo nuk është hera e parë që një mbledhje e UEFA-s do të zhvillohet në Shqipëri, pasi më parë FSHF ka mirëpritur dhe ka organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” edhe mbledhjen e një prej organeve më të rëndësishme të UEFA-s, Komitetin “HatTrick”./UBTNews/