UEFA ka njoftuar se cilat vende do mirëpresin spektatorët në stadiume për Evropianin 2020.
Euro 2020 do zhvillohet në stadiumet e qyteteve si Londra, Glasgou, Dublin, Amsterdam, Kopenhagë, Petersburg, Bilbao, Munih, Budapest, Baku, Roma dhe Bukuresht, ku do zhvillohen sfidat për Evropianin e ardhshëm.
UEFA ka konfirmuar se në këto vende do lejohet që 25 për qind i stadiumit të jetë i mbushur me tifozë dhe pritet që të jenë edhe më shumë tifozë në gjysmëfinale dhe finale.
Të gjitha vendet ku do jenë të pranishëm spektatorët në Euro 2020:
1.Londër – Angli
2.Amsterdam – Holandë
3.Kopenhag – Danimarkë
4.Petersburg – Rusi
5.Bilbao – Spanjë
6.Budapest – Hungari
7.Baku – Azerbajxhan
8.Romë – Itali
9.Bukuresht – Rumani
10.Glasgou – Skoci
Ndërsa, në Gjermani, ende nuk dihet nëse tifozët do lejohen në stadiume, kurse qyteti i Dublinit në Republikën e Irlandës ka konfirmuar se nuk do lejohen.