UBT News

UEFA e zbulon ekipin ideal të Europianit

UEFA ka publikuar ekipin ideal të Kampionatit Europian të vitit 2024, pasi turneu përfundoi në mbrëmjen e së dielës.

Ekipi i ideal i Euro 2024 është dominuar qartazi nga futbollistët spanjollë, me 6 prej tyre duke u përfshirë në këtë skuadër të privilegjuar. Në mbrojtje në anën e majtë është Cucurella, ndërsa mesfusha përbëhet ekskluzivisht nga futbollistë spanjollë si Fabian Ruiz, Olmo dhe Rodri.

Në sulm, dy lojtarë që kanë bërë shumë për të impresionuar janë Nico Williams dhe Lamine Yamal.

Në portë është vendosur portieri i Francës, Maignan, ndërsa në zemër të mbrojtjes Saliba e Akanji, kurse në të djathtë finalisti me Anglinë, Walker. E në qendër të sulmit u vendos Musiala i Gjermanisë.

UEFA ka kërkuar nga 12 vëzhgues teknikë për ta bërë ekipin ideal, përfshirë këtu edhe Rafa Benitezin, David Moyes, Solskjaer etj. 

Ky ekip ideal shënon një kombinim të talentit individual dhe performancës së ekipit, reflektuar në suksesin e Spanjës në këtë turne të madh europian./UBTNews/

Exit mobile version