UBT News

UEFA do të zhvendosë finalen e Ligës së Kampionëve jashtë Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës

UEFA nuk do të organizojë më finalen e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni në Shën Petersburg pasi Rusia sulmoi Ukrainën.

Një mbledhje e jashtëzakonshme e komitetit ekzekutiv të UEFA-s do të mbahet në orën 09:00 të premten për të diskutuar krizën dhe në të cilën zyrtarët ka të ngjarë të konfirmojnë nëse finalja e Ligës së Kampionëve 2022 të shtunën, më 28 maj, duhet të mbahet ende në Gazprom Arena në Shën Petersburg të Rusisë.

“Pas eskalimit të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës në 24 orët e fundit, presidenti i UEFA-s ka vendosur të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme të komitetit ekzekutiv në mënyrë që të vlerësohet situata dhe të merren të gjitha vendimet e nevojshme”, tha UEFA në një deklaratë që konfirmon takimin.

Parlamenti Evropian, qeveria britanike dhe grupet e tifozëve i kishin kërkuar UEFA-s të anulonte vendimin e saj për të luajtur ndeshje kompeticionit kryesor të klubeve evropiane në qytetin rus Shën Petersburg, ku stadiumi sponsorizohet nga gjiganti energjetik shtetëror rus, Gazprom./UBTNews/

Exit mobile version