UEFA ka vendosur për ta anuluar Kampionatin Evropian U-19 që ishte planifikuar të mbahej këtë vit, në të dy konkurrencat.
Vendimi është marrë sot nga organi më i madh i futbollit në Evropë, përcjell Gazeta Express.
Kjo erdhi si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe nga frika se gjendja me virus do të mund të përkeqësohej.
Fillimisht UEFA kishte anuluar në dhjetor Kampionatin Evropian për grupmoshat nën 17 vjeç.