Me fillimin e korrikut, hyn në fuqi dhe pasaporta jeshile e BE-së dhe mjafton ta keni me vete, dhe nuk ka më asnjë kufizim për ata që duan të udhëtojnë.
Dokumenti përbëhet nga një kod QR, një kod i veçantë që përmban tekst dhe që mund të mbahet në telefonin celular. Pasaporta ka tre alternativa të cilat duhen dëshmuar me qëllimin që të mund të udhëtohet lirisht: cikli i plotë i imunizimit me një nga katër vaksinat e miratuara për përdorim në BE, rezultati negativ i testit të Covid ose fakti që mund të jeni shëruar nga sëmundja dhe keni krijuar antitrupa.
“Ekziston mundësia e marrjes së një certifikatë të vaksinimit të BE për njerëzit nga vendet e treta nëse ata mund të dëshmojnë se janë furnizuar me një vaksinë përkatëse, e cila përmendet në rregulloret për certifikatën, për shtetin anëtar në të cilin ata udhëtojnë“, thotë Christian Wigand nga Komisioni i BE.
27 shtetet anëtare të BE-së kanë mundësinë e pranimit të vaksinave nga lista e OBSH-së dhe lëshimin e një certifikate vaksinimi. Mundet ta bëjnë këtë, por nuk janë të detyruar. Kjo rregullore e BE-së është vetëm një rekomandim, jo ligj.
Një numër veçanërisht i madh i kërkesave vijnë nga qeveritë në Ballkanin Perëndimor, sepse shumë njerëz në BE kanë lidhje familjare atje. Tani duhet të sigurohet që pas pushimeve verore në Serbi ose në Maqedoninë e Veriut dikush mund të udhëtojë përsëri në BE pa ndonjë problem.
Në mesin e qershorit, blloku vendosi heqjen e kufizimit të udhëtimeve për këto dy vende dhe për Shqipërinë, ndërsa së fundi hoqi nga lista e kuqe e udhëtimit edhe Kosovën./Tch/